Bardhyl Meta e quajti Fisnik Ismailin “ahmak”, ky e quan “tokmak” dhe ia numëron disa gjëra

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ia ka kthyer përgjigjen Bardhyl Metës, ish-deputetit dhe kandidatit për deputet të LDK-së, e iniciatorit të shoqatës “Prishtinalistë e Vjetër”, pasi që është quajtur “ahmak” nga Meta.

Ismaili ka thënë se nuk e ka lexuar  artikullin e gjatë të Metës, duke e quajtur atë “tokmak”, dhe duke thënë se ai e merr për kompliment një atribut të tillë nga Meta, shkruan Periskopi.

Ismaili ka thënë se Metën nuk e merr më askush seriozisht, sepse, sipas tij, ai nuk i ka marrë më votat për deputet.

Shkrimi i plotë i Ismailit:

Heu, ç’e pasna shti Bardhyl Meta(j)n me e humbë një ditë për me e shkrue një artikull të gjatë, të cilin s’u lodha me e lexue, veç ia bana “search” emnit tim, me e këqyrë qysh më ka shajtë. Qebesa, me m’thanë “ahmak” një tokmak si Bardhyli, e marr për kompliment.

Mue ky veç po më dhimbet që s’i paska përngja gjyshes së tij, që kish pas qenë Duçesë e gjysës së Kosovës e na s’e kishmi dijtë. Këtë të ngratë ma kurrkush s’po e merr seriozisht për kurrgja, që po e vërtetojnë edhe qato vota që as në Kuvend nuk e futën prapë, por si “attention ëhore” që është, me çdo kusht po mundohet me e terhjekë vëmendjen kah vetja.

Tipi gjithqysh po mundohet me i bindë të vetët se është ekspert marketingu, qysh na ka rrejtë tetanëve se ka qenë qasi në Zhvicërr, edhe ua ka mbushë mendjen që krijimi i pinjollëve ka me ua fitue zgjedhjet lokale në Prishtinë. Por po harron, i ngrati, që sa t’jam unë këtu për me ia shkërrdhye fintat e marketingut, veç ka me humbë.

Qeky ahmaku, o Bardhyl, ia silli e ia pshtilli Boratit me gjithë pordhtal mbas veti, deri ai i shkreti, pa e pasë idenë, më ndihmoi edhe votat me i dyfishue, e s’po të bajsha ty me folë vetëmevete? Në të shkrueme po të vërehet frustrimi: s’je kah ia dan presjeve.

Të përshëndetë nipi i gjyshes Miradije, nga profili i Fejsbukut. Pa “page”, pa pordhtal mbas vetes, pa “sponsored”, pa prösora si Muhamet Mustafa me m’përkrahë, veç me një popull që i ka çelë sytë, mbas vetes. Badihava ma ban bllok. E di që ke qelë profil fallc, veç me lexue çka po shkruej. Si Borati. Kupni!

Be the first to comment

Leave a Reply