Bayern Munich me komunikatë zyrtare për Ronaldon

Bayern Munich ka hedhur poshtë thashethemet se janë të interesuar në Cristiano Ronaldo, Karl-Heinz Rummenigge i ka quajtur krejtësisht të pabaza.

“Thashetheme për Bayern Munichun për qarkullojnë anembanë botës, në media apo edhe në rrjetet sociale”, shkruhet në komunikatën e klubit.

“Teknologjia ka bërë qa lajmet të përhapen me shpejtësi, por jo çdo gjë që raportohet është e vërtetë”, shkruhet më tej në reagimin e Bayern.

Për këtë foli edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

“Jemi mësuar që të përdoremi si subjekt i spekulimeve të transferimeve”, tha ai.

“Ne nuk i komentojmë thashethemet, por në këtë rast duam të bëjmë të qartë qëndrimin tonë për Cristiano Ronaldon. Këto thashetheme janë të pabaza, janë vetëm fantazi”, shtoi më tej Rummenigge.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply