Dalin imazhe nga klipi i ri i Ritës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tri javë më parë ka lansuar projektin më të ri me titull ‚Your Song‘ që në shqip do të thotë ‚Kënga jote‘.

Pasi ka publikuar këngën vetëm në versionin akustik, ajo po punon për të sjellë këngën bashkë me klip.

Në rrjete sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe gjatë xhirimit të klipit, të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt.

Kënga e re e saj, është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka marrë afro 10 milionë klikime./BS

Image

Be the first to comment

Leave a Reply