Fillojnë përçarjet në koalicionin PDK-AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje, ku Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka dhënë disa rekomandime.

U tha se 151 kuti nga 280 kanë mospërputhje vetëm brenda një subjekti politik dhe kandidatëve të saj nga 1 deri 10 vota.

Rekomandim ishte që të mos rinumërohen komplet vendvotimi, por vetëm votat e atij subjekti, raporton Periskopi

E përfaqësuesi i PDK’së dhe LDK’së kërkuan që të rinumërohen komplet.

Por jo njëlloj vepruan anëtari i AAK’së dhe NISMA’ e që janë në koalicion me PDK’në. Edhe anëtari i Vetëvendosjes ishte kundër rinumërimit komplet.

Në fund u miratua rekomandimi që kategoria e parë me 151 kuti të rinumërohen pjesërisht./ Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply