Kandidati i VV-së: Kam marrë besimin për deputet, me Albin Kurtin do t’i përmbushim premtimet e dhëna

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se e ka marrë besimin e qytetarëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai, u është falënderuar qytetarëve për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të implementohen të gjitha pikat e platformës qeverisëse të VV-së, shkruan Periskopi.

Shkrimi i plotë:

Rezultatet preliminare nga qendrat e votimit tregojnë se qytetarët e Kosovës më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës. Për këte besim të dhënë iu falemnderohem.

Ky besim i madh që më është dhënë prej jush, nënkupton një përgjegjësi të jashtëzakonshme për mua, si njëri nga përfaqësuesit e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Në Komunën e Prishtinës, me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me në krye z. Shpend Ahmeti, kemi realizuar të gjitha zotimet, kemi arritur të ndërrojmë mendësinë e politikbërjes, duke e kthyer politikanin e shërbyesin civil në shërbim të qytetarit, kemi ndërtuar model të qeverisjes transparente, të hapur e gjithëpërfshirëse.

Sot, para jush zotohem se së bashku me deputetët tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të bëjmë të pamundurën të realizojmë të gjitha pikat e platformës qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në krye me Albin Kurtin si Kryeministër drejt një shteti zhvillimor, të drejtë, të barabartë, e të denjë për gjithë qytetarët e kësaj republike!

Be the first to comment

Leave a Reply