Moratti: Suning do të bëjnë nënshkrime “alla Ronaldo”

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti beson se Suning Group do të bëjnë “herët a vonë” një nënshkrim të rëndësishëm sikurse ai i Ronaldos në kohën e tij.

Kjo javë shënon 20 vjet që kur Moratti theu rekordin e transferimit botëror për të nënshkruar me Luis Nazario da Lima Ronaldon nga Barcelona, dhe ai po mbështet Suning për të treguar se ata do të bënë biznes me ndonjë tjetër blerje interesante.

“A pres që Suning të shkojë për dikë si Ronaldo? Herët ose vonë, ndoshta”, ka thënë fillimisht Moratti për Mi-Tomorrow.

“Kur arrin një kampion i madh, ata japin entuziazëm, por tani [klubi] duhet të gjejë lojtarë që ndjehen profesionistë, që mund të dhënë më të mirën për ekipin”.

“Për më tepër, nuk është e lehtë të gjesh lojtarë të nivelit të Ronaldos”.

“Suning ka potencial të jashtëzakonshëm ekonomik. Por, ata kanë nevojë për më shumë përvojë. Sezoni i kaluar ka shkuar kaq për ta”.

“Emërimi i Spalletti? Lojtarët duhet gjithashtu të shfaqin karakter pasi nuk e kanë treguar ende, përndryshe [Interi] kanë nevojë për pika të reja reference që frymëzojnë të tjerët”, përfundoi Presidenti legjendar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply