Mustafa: LDK nuk kushtëzohet nga shantazhet individuale

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin zyrtar të LDK-së, për të mos u përfshirë në asnjë koalicion me PDK-në e ku është PDK-ja.

Mustafa ka shkruar në Facebook se LDK nuk kuzhtëzohet e as shantazhohet nga asnjë individ, çka mund të jetë përgjigje ndaj një deklarate të kandidatit të LDK-së për deputet, Driton Selmanajt, i cila tha se jep dorëheqje nga partia po që se hyn në koalicion me PDK-në, shkruan Periskopi.

Shkrimi i plotë:

LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.

Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.

Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje. IM

Be the first to comment

Leave a Reply