PDK: Pavarësisht sa deputetë do t’i kemi, e rëndësishme është fitorja e PAN-it

Për dallim nga legjislatura e kaluar, kësaj radhe Partia Demokratike e Kosovës do të ketë më pak përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka publikuar ende rezultatet zyrtare, PDK pritet t’i ketë 21 ose 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarja e Kryesisë se PDK-së, Blerta Deliu thotë se po i presin të dhënat nga KQZ dhe pastaj do të diskutohet edhe kjo çështje,

Sipas Deliut, e rëndësishme është që PDK janë fitues bashkë me AAK-në dhe NISMA-në.

“Hala nuk kemi prej KQZ-së të dhëna zyrtare dhe nuk jam deklaruar për këtë çështje. Po i presim të dhënat zyrtare dhe sigurisht pastaj do të kemi edhe takim të kryesisë së partisë dhe do ta diskutojmë krejt këtë çështje. Ajo çfarë është e rëndësishme është që koalicioni PAN është koalicion fitues, pavarësisht këtyre modaliteteve. E rëndësishme është që ne jemi koalicion fitues bashkë me AAK-në dhe NISMA-në”, ka thënë Deliu në një bisedë për Indeksonline.

Nga ana e tij, njohësi i çështjeve politike në vend, Bajrush Morina thotë se në këto zgjedhje humbës të mëdhenj janë PDK.

“Nëse mundet të thuhet se ka një fitues të madh në këto zgjedhje e ajo është Vetëvendosje, atëherë mund të thuhet se ka një humbës të madhë më 11 qershor. E ky humbës e ka emrin PDK. Prandaj Kadri Veseli nuk e ka hapur shishen e shampanjës së fitores siç vepronte Hashim Thaçi”,ka thënë Morina në një bisedë për Indeksonline.
Ndryshe, e para e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se rezultatet zyrtare do të bëhen të ditura pasi të përfundojë rinumërimi i kutive të votimit, numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Daka tha se rezultatet do të dalin pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Be the first to comment

Leave a Reply