Sulmohen me sëpatë zyrtarët e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar pasi janë kapur në flagrancë duke kryer vepër  në një banesë të viktimës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e cekur në banesën e viktimës. I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht si dhe ka goditur me sëpatë zyrtarët policorë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Be the first to comment

Leave a Reply