Këto janë 10 transferimet më të shtrenjta të Juventusit në histori (Foto)

Juventusi nuk ka kursyer as në të kaluarën e as tani për të paguar më të mirë që t’i kenë në skuadër.

Shumë rekorde të thyera dhe kjo pitet të vazhdojë edhe më tutje.

Këtë afat kalimtar pritet të ketë goditje “alla Higuain”.

Gazzetta dello Sport ka zbuluar 10 blerjet më të shtrenjta të bëra në histori nga klubi bardhezi.

10) Marco Di Vaio

Lojtari i parë që fitoi “titullin” e lojtarit më të shtrenjtë bardhezi ishte sulmuesi Marko Di Vaio, i cili në vitin 2002 u pagua 26 milionë euro (vlera e sotme). Me Juven, ai luajti dy sezone dhe shënoi 28 gola.

9) Alex Sandro

U transferua dy sezone më parë, për një shifër gjithashtu prej 26 milionësh, plus disa bonuse.

Ai hasi probleme në ambientim dhe fillimisht u duk e tepruar kjo shifër për një mbrojtës krahu, por tani ai vlen trefish vlerën e kartonit që u ble.

8) Diego

Juventusi i post “Calciopoli”-t e pagoi 28 milionë euro dhe të gjithë panë tek ai një Zinedine Zidane të ri, por braziliani rezultoi një dështim i vërtetë dhe u shit 16 milionë, vetëm pas një viti te Wolfsburgu.

 

7) Emerson

Të kalosh nga Roma te Juve është diçka e papranueshme në kryeqytet, por mesfushori brazilian i ftuar nga Fabio Capello nuk ngurroi.

“Puma” u pagua 28 milionë euro në verën e vitit 2004 dhe qëndroi në Torino për dy vite, pasi në 2006-ën, bardhezinjtë ranë në Serinë B, si rrjedhojë e “Calciopoli”-t.

6) Miralem Pjanic

Një tjetër udhëtim Romë-Torino dhe sërish një mllef i jashtëzakonshëm i tifozërisë së kryeqytetit.

Pjanic firmosi vjet me Juven, e cila i pagoi 32 milionët e klauzolës së lojtarit.

5) Paulo Dybala

“Diamanti” dhe lojtari më shpërthyes i Palermos, një i predestinuar për të qenë një kampion.

Dy vite më parë, Juventusi nuk ngurroi të paguante 32 milionë, plus 8 të tjera në formë bonusesh, një tjetër investim që tani vlen të paktën 4 herë më shumë.

4) Pavel Nedved

Pas shitjes së Zidanit në vitin 2001, Juventusit i nevojitej dikush që ta zëvendësonte denjësisht dhe Moggi, në bashkëpunim me Raiolën arritën që me 41 milionë euro (90 miliardë lireta) të bënin të tyrin zëvendëspresidentin aktual të torinezëve.

 

3) Lilian Thuram

Një ndër mbrojtësit më elegantë dhe të saktë të historisë, një tjetër blerje e paguar me milionat që solli Zidan.

Mbrojtësi francez iu pagua Parmës në vitin 2001, 41.5 milionë euro.

2) Gianluigi Buffon

Investimi më i rëndësishëm i historisë së Juves ndoshta, duke parë se, edhe pse 39 vjeç, ai mbetet një lider dhe portieri më i fortë në botë.

Buffon ishte pjesë e trios me Thuramit dhe Nedvedit, me të cilët u shpërblye shitja e Zidanit. Vlera 52.8 milionë euro (105 miliardë lireta), ende sot portieri më i shtrenjtë i historisë.

1)Gonzalo Higuain

90 milionë euro dhe të paguara mirë, ndonëse në finalen e Kardifit pritej shumë më shumë prej tij.

Gjithsesi, Gonzalo Higuain i vlen të gjithë këto miliona, sepse me një bomber si ai, të paktën në Itali, me një si “Pipita” golat dhe trofetë janë të garantuar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply