Bota do të përfshihet nga temperatura të larta

Bota duhet të përgatitet për temperatura të nxehta këtë vit, bëri të ditur sot në Gjenevë agjencia e OKB-së për motin.

”Pjesë të Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe të SHBA-ve kanë patur që në muajin maj dhe në këtë muaj temperatura të larta”, thanë ata.”Qyteti pakistanez, Turbat regjistroi 54 gradë Celsius në fund të majit, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Azi”, sipas Agjencisë Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Rekordi botëror me 56,7 gradë Celsius është regjistruar në Luginën e Vdekjes, në SHBA, në vitin 1913.  “Problemi është se ne jemi pranë arritjes së kësaj temperature”, tha meteorologu i ËMO-së, Omar Baddour.

“Sipas të dhënave që kemi, presim valë të tjera të nxehti këtë vit në shumë zona të globit”, shton ai. Në vitin 2003, një valë të nxehti në Evropë shkaktoi 70 mijë viktima, ndërkohë që një fenomen i tillë në Indi dhe Pakistan, në vitin 2015 vrau 4000 persona.

Vitin e kaluar, vala e të nxehtit u pengua nga El Ninjo, një fenomen meteorologjik i shkaktuar nga uji i ngrohtë në oqeanin Paqësor. Këtë vit, ekspertët e motit nuk presin një fenomen të ngjashëm.

Be the first to comment

Leave a Reply