Ja çfarë u gjet në banesën e sulmuesit të Parisit

Në banesën e sulmuesit nga Parisi, i cili me veturën e vet kishte goditur furgonin e policisë, hetuesit kanë gjetur armë të fshehura, ka bërë të ditur sot një burim i paemëruar i afërt me hetimet, transmeton KosovaPress.

Në shtëpinë e Adam Jaziri (31), i vrarë gjatë sulmit, i cili ishte në listën e personave për vëzhgim për shkak të lidhjeve me islamikët radikalë, janë gjetur të paktën 9 armë, përfshirë dy revole dhe një kallashnikov, transmeton AFP.

Be the first to comment

Leave a Reply