Mustafa: AAK-ja ka filluar t’i ndryshojë fjalët për demarkacionin

Kryeministri në detyrë, njëherit kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kauzat e opozitës mandatin e kaluar legjislativ, kanë qenë kauza politike, dhe jo reale.

Ai ka thënë se tendencat e VV-së, AAK-së e Nismës kanë qenë luftë për pushtet, shkruan Periskopi.

Mustafa ka thënë se tash AAK-ja, kur ka ardhur afër pushtetit, ka nisur t’i ndryshojë fjalët për demarkacionin.

“Agjenda politike ka qenë shumë e qartë edhe te asociacionit edhe te demarkacioni. Sot AAK-ja ka filluar t’i ndryshojë fjalët se do të zgjidhen në shtator. Si mund të zgjidhen kaq shpejt? Pra ato paskan qenë çështjë që nuk ia ka vlejtur as dhuna, as protesta as kundërshtimi”, ka thënë Mustafa në Rubikon. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply