Veliu e quan uzurpator Shpejtim Bulliqin, thotë se nuk është i denjë për kryetar të Podujevës

Veliu thotë se Shpejtim Bulliqi nuk është i denjë për kryetar të Podujevës

Shpetim Bulliqi ka shprehur interesimin e tij për të kandiduar për të parin e komunës së Podujevës.

Këto deklarata duket se nuk i kanë pëlqyer aspak kryetarit aktual të kësaj komune, Agim Veliu.

Sipas tij, Bulliqi nuk është kandidati i denjë për të marrë drejtimin e kësaj komune, ani pse zotohet se do të mbështesë çdo kandidat që e propozon kryesia e partisë së tij.

‘’Ne kandidimet i bëjmë në strukturat e LDK-së dhe nëse strukturat e LDK-së e shohin të arsyeshme me kandisu, atëherë unë e mbështesë këdo qoftë. Këdo që e kandidon LDK ne e mbështesim”, ka thënë Veliu në një bisedë për Indeksonline.

Veliu, madje nuk ka hezituar ta quajë Bulliqin uzurpator.

‘Në asnjë mënyrë nuk është kandidati i duhur për ta përfaqësuar LDK-në. Nuk e kam ndërmend me iu përgjigj akuzave të tij, përderisa ai krijuesit e LDK-së i quan uzurpatorë. Ai uzurpatorë është vet se për çfarë e kam fjalën e din ai vet”, ka theksuar Veliu.

Ndryshe, tash e sa kohë Bulliqi ka ftohur raportet me strukturat e larta të LDK-së për shkak të qëndrimeve të tij për çështjen e demarkacionit.

Be the first to comment

Leave a Reply