Prezantuesja shqiptare tregon ndryshimin e bërë në… (Foto)

Pak ditë më parë bukuroshja Viola Spiro lajmëroi për një ndërhyrje. Në fakt nuk është një ndërhyrje plastike por një korrigjim i buzëqeshjes me faseta ‘E-max’.

Sot, Viola ka postuar në llogarinë e saj në instagram një foto me buzëqeshjen e re ku dhëmbët duken më të bardhë e më të mëdhenj.

Por nuk e lamë me kaq. Në faqen e klinikës Iglol ne gjetëm edhe rezultatin para-pas të dhëmbëve të Violës. Për ta njohur na ndihmoi forma e bukur e buzëve të Violës dhe buzëkuqi i njëjtë.

Viola tani ka buzëqeshjen më të bukur se kurrë dhe nuk do jetë më në siklet kur ta kapë e qeshura në ekran.

Be the first to comment

Leave a Reply