Rexhep Selimi: Vetëvendosje e ka të qartë çfarë nuk duhet të bëjë pas këtyre zgjedhjeve

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se kjo parti e ka të qartë se çfarë nuk duhet të bëjë.

Sipas Selimit, VV nuk do të bëjë asnjëherë bashkëpunim me PDK-në dhe me Listën Serbe për formimin e qeverisë.

Ndërsa, Selimi ka folur edhe për deklaratën nga LDK-ja se VV iu kishte kundërvënë atyre, duke e mbështur mocionin për rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Selimi për këtë, në Interaktiv ka thënë se ‘Nëse ka pritur LDK që ne s’do ta mbështesim vazhdimin e qeverisë, e ka shumë gabim. Ne e kemi votuar rrëzimin dhe kemi deklaruar për të .’/Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply