Ronaldo i gatshëm ta paguajë borxhin që t’i ikë burgut

Cristiano Ronaldo ka shprehur gatishmërinë për të paguar shifrën prej 14.7 milionë eurosh dhe të bëjë një pakt me gjykatën, për të evituar dënimin me burg për akuzën e evazionit fiskal.

Lajmi publikohet nga “Radio Cope”.

Sipas kësaj të fundit, në rast se gjykata do ta cilësojë evazionin e Ronaldos si krim, e nëse ai do të refuzojë paktin, atëherë rreziku që ai të shkonte në burg do të ishte i madh.

Më 31 korrik, Ronaldo do të shfaqet në Gjykatën e Shkallës së Parë për t’iu përgjigjur akuzave për evazion, e pas kësaj futbollisti ka 60 ditë kohë për të paguar këtë shifër.

Veprim ky që sipas “Radio Cope” do ta kryejë, gjë që do t’i shërbejë shumë për zbutjen e dënimit të tij dhe për të hedhur bazat për një akord tjetër, në mënyrë që ai të mos shfaqet në sallat e gjyqit.

Nëse kjo gjykatë do të vendosë që Ronaldo ka kryer një krim dhe do të kalojë çështjen në Gjykatën e Apelit të Madridit, atëherë gjithçka do të varet nga deklarata e Ronaldos dhe strategjia e avokatëve të tij.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply