Ronaldo ofertën prej 200 milionë dollarësh të gjigantit evropian do t’ia prezantojë vet Perezit

Cristiano Ronaldo do të shkojë me ofertën e PSG-së për ta takuar Florentino Perezin.

Ky takim do të mbahet pas Kupës së Konfederatave, ku CR7 po merr pjesë me kombëtaren e Portugalisë

Por, Florentino shpreson të bindë Cristianon se është në të mirën e tij të qëndrojë në Real Madrid, por nëse portugezi është vendosur të ikë, atëherë i pari i madrilenëve do të kërkojë afër 200 milionë euro.

PSG nuk është oferta e vetme që ka Cristiano pasi që klubet kineze tashmë janë të gatshëm ta paguajnë një milion dollarë në milion euro në javë.

Por, problemi është se Ronaldo nuk dëshiron të largohet nga futbolli evropian, sepse në moshën 32 vjeçare e ka pothuajse në dorë çmimin “Balon d’Or”.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të largohet gjersa një takim mes Ronaldos dhe Perezit është planifikuar muajin e ardhshëm.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply