Gjykata Speciale shpall një vendim të mërkurën

Të mërkurën ,më 28 qershor, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftim për media të Gjykatës Speciale, shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Poashtu bëhet e ditur se kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht, transmeton Klan Kosova.

Be the first to comment

Leave a Reply