Ky është 18 vjeçari nga Ferizaj i cili u vra me thikë nga vëllai 16 vjeçar

Sot gjatë ditës, Policia e Ferizajt ka njoftuar se një person 16 vjeçar është arrestuar pas një përleshjeje në të cilët u përdorën edhe mjete të forta.

Më 21 qershor u raportua se në rrugën ,,Fan Noli” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje mes dy  vëllezërve, ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta.

Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar 18 vjeçari me inicialet Q.M, i cili është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme policia është informuar nga ana e mjekëve kujdestar se 18 vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra me thikë nga vëllai i tij 16 vjeçar.

Magazina.al, ka mësuar se viktima e këtij rasti është i riu Qlirim Misini.

I riu ishte pjesë e grupit të tifozëve të Ferizajt, “Ultras Ujqit” të cilët sot kanë njoftuar për varrimin e tij./Magazina.al/

 

Be the first to comment

Leave a Reply