Përfundon numërimi i votave të diasporës, VV-së i shtohet një deputet

Burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kanë thënë Periskopit se tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga diaspora.

Sipas këtij burimit, nga 5 mijë vota të diasporës, 50 për qind ose më shumë kanë shkuar në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, më pak se gjysma tjetër, ka shkuar për të gjitha partitë tjera.

Ky rezultat i votave nga diaspora, më së paku i konvenon koalicionit LDK-AKR-Alternativa, sepse një deputet i tyre mund t’i shkojë VV-së.

Në këtë mënyrë, VV do t’i kishte 32 deputetë, ndërsa LAA 29.

Nuk është dhënë një datë konkrete për certifikimin e rezultateve, ndërsa pa u numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply