Nëse dështon Perisic, Unitedi ka gati ‘sulmin’ për Bernardeschin

Manchester United mund t’i kthehet talentit të Fiorentinës, Federico Bernardeschi nëse Interi nuk e ul çmimin prej 55 milionë euro për Ivan Perisicin.

Jose Mourinho e ka ndjekur me endje reprezentuesin e Kroacisë, Perisic, për muaj me radhë, por Nerazzurët janë të vendosur të marrin 55 milionë euro për shitjen e tij.

Sipas Mediaset Premium, skuadra nga Liga Premier është duke përgatitur planin B dhe kjo gjithashtu do të përfshijë një klub të Serie A.

Objektivi tjetër në listë është reprezentuesi i Italisë U-21, Bernardeschi, i cili refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Fiorentinën.

Marrëveshja e tij e tanishme skadon në qershor të vitit 2018, por Viola ende kërkon 50 milionë euro për 23-vjeçarin.

Juventusi aktualisht janë favoritët për Bernardeschi dhe janë përgatitur të ofrojnë 40 milionë euro plus bonuse gjatë ditëve të ardhshme.

Megjithatë, Chelsea janë gjithashtu të interesuar dhe Fiorentina do të shiste më shumë jashtë vendit sesa të përforcojë rivalët e tyre të hidhur të

Këtë sezon, Bernardeschi kontribuoi me 14 gola dhe pesë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat për Violën.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply