LDK i thotë përfundimisht jo PDK-së për koalicion

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka përforcuar qëndrimin e partisë së tyre kundër koalicionit LDK-PAN.

Ai në Imazh të RTK’së ka thënë se në asnjë mënyrë nuk mund të ndodh një bashkëpunim në mes të dy subjekteve politike, pasi siç u shpreh ai PDK “ e ka helmuar ujin ku e kanë pirë vetë”.

“E kanë helmuar pusin ku kanë pi ujë vet. Nuk ka mundësi me na bind në pike të ditës për me na ndërru mendimin. Uji është helmuar nga ata që janë tregu mosmirënjohës”, u shpreh Haziri.

Zyrtari i LDK’së tha se PDK është vetë ajo që e ka prishur marrëveshjen derisa ka thënë se LDK i ka qëndruar gjithmonë besnike marrëveshjes dhe fjalës së saj.

Ndonëse tha fjalë të mira për Haradinajn në kohën kur kishin bashkëpunim, Haziri shtoi se tash Haradinaj nuk flet në emër vetëm të AAK’së por në emër të të gjithëve.

“Haradinaj është nominuar nga PDK e Nisma pra Haradinaj flet në emër të gjithëve dhe jo vetëm të AAK’së. Ne jemi lojal në marrëveshjen politike”, tha Haziri

I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit në mes të VV dhe LDK’së Haziri e bëri të qartë se janë të vetmit në skenën politike që kanë kushte.

Ai tha se pas certifikimit të rezultateve do të shohin se më kë mund të kenë bashkëpunim por duke mohuar në çfarëdo mënyre atë me PDK’në.

Be the first to comment

Leave a Reply