Nxënësit thyejnë rekord duke kërcyer 225 herë në litar, brenda një minute (Video)

Në një shkollë fillore që ndodhet në Fuji të Kinës, 12 nxënës kanë arritur rekord duke kërcyer në litarin që rrotullohej.

Gjatë këtij aktiviteti të sinkronizuar, ata kanë kaluar 225 herë brenda një minute, që i bie se secili është dashur të kaloi nga 18 herë, transmeton Telegrafi.

“Vetëm ata që kanë kërcyer vet me litarë, e dinë se sa e vështirë është të realizohen këto lëvizje të pandërprera” thuhet në raport lidhur me rastin.

Pas disa muajve ushtrime, ata pritet të kenë edhe vendin e tyre për këtë arritje në Librin e Rekordeve të Ginisit.

Be the first to comment

Leave a Reply