“Hatixhe” thyen rekorde, dy milionë për katër ditë (Video)

Kohëve të fundit, çdo këngë e Capital T po bëhet hit, e kjo ka vlejtë edhe për hitin e tij të fundit.

Kënga “Hatixhe” në bashkëpunim me Mixey-n na ktheu në kohë, duke përfshirë si refren një pjesë nga kënga shumë e famshme e Hamide Sadikut e kënduar në vitin 1971.

Kënga menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve, duke u dëgjuar gjithandej, e kjo e bëri të mundur që të arrijë 2 milionë klikime në YouTube për vetëm 4 ditë.

Përveç 2 milionë klikimeve kënga ka pranuar edhe 23 mijë pëlqime për këtë kohë të shkurtër, e një këngë moderne gërshetuar me një këngë të vjetër shqipe, shtuar këtu edhe videoklipin punuar nga MaxProduction padyshim që e meriton./BS

Be the first to comment

Leave a Reply