Teoria interesante pse Ronaldo nuk gjuajti penallti për Portugalinë

Kur je Cristiano Ronaldo dhe kur ke arritur aq shumë sukses siç ka arritur ai në karrierën e tij, një disfatë në Kupën e Konfederatave nuk është se dëshmon gjithçka.

Por portugezi është kritikuar shumë pasi skuadra e tij u eliminuan nga Kili, në gjuajtje të penalltive në gjysmëfinale të mërkurën.

Ronaldo nuk ishte në treshen e parë, as në katërshen, e gjuajtësve të penalltisë – përderisa ai shikoi Quaresman, Moutinhnon dhe Nanin teksa Bravo ua mohoi golat.

Kili festoi fitoren me vetëm tri penallti të shënuara. Ronaldo, që zakonisht e vendosë veten si gjuajtësi i pestë i penalltisë, duket se mendoi që Portugalia do të ishte në avantazh dhe ai do të kurorëzonte fitoren kur t’i vinte radha.

Në finalen e Ligës së Kampionëve, kjo taktikë kishte funksionuar për Ronaldon, i cili pati shënuar për t’ia dhënë fitoren Real Madridit kundër Atletikos.

Por tani insistimi i tij për të qenë i pesti i ka kushtuar kombit të tij, me natës e së mërkurës që doli se taktika e Ronaldos nuk funksionoi.

Ronaldo duket se priti, duke shpresuar se bashkëlojtarët e tij më pak të talentuar dhe me më pak përvojë do ta vendosnin atë në atë pozitë sa që ai të ishte fituesi.

Por, ata nuk ia dolën.

Be the first to comment

Leave a Reply