Policia jep detaje për trupin e pa jetë të gjetur në Gjilan

Një person është gjetur i vdekur në orët e paradites të së shtunës në rrugën Gjilan-Ferizaj.

I ndjeri rreth 63 vjeçar sipas policisë kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit për lajmi.net.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë për lajmi.net se nga mjeku kujdestar është konstatuar se vdekja e tij ka qenë e natyrshme pasi vuante nga sëmundja e zemrës.

“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj  sëmundje”.

“Prokurori i shtetit ka urdhërua që trupi me ju dërgua familjarëve për ceremoninë mortore”, ka thënë Hashani.

Be the first to comment

Leave a Reply