Dhjetëfishohet numri i ekstremistëve islamikë në Suedi

Rreth 2 000 islamikë të radikalizuar gjenden aktualisht në territorin suedez, dhjetë herë më shumë se sa në vitin 2010, por vetëm një numër i vogë i tyre dyshohet që mund të kryejë akte të dhunshme, njoftoi sot shefi suedez i shërbimeve sekrete.

Në 3 000 ekstremistë që janë përkrahës të veprimeve të dhunshme të regjistruar nga policia sekrete (SAPO) e vendit skandinav, 2 000 persona i përkasin lëvizjes islamike.

Në vitin 2010, SAPO vlerësonte se numri i islamikëve radikalë në Suedi ishte 200, përcjell Atsh.

Megjithatë sipas shërbimeve sekrete, vetëm pak islamikë radikalë që jetojnë në Suedi kanë njëkohësisht qëllim dhe aftësi që të përgatisin një sulm terrorist.

Be the first to comment

Leave a Reply