Vidal flet për përleshjen me Kimmich, tregon çka i tha (Video)

Arturo Vidal ka thënë se ende janë shokë pas përleshjes me Joshua Kimmich

Dy futbollistët e Bayern Munichut, Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich nuk e njohin njëri tjetrin kur luajnë për kombëtaret e tyre.

Kjo ka ndodhur në finale e mbrëmshme të Kupë së Konfederatave, ky të dy janë përleshur me njëri tjetrin, pas një fjalosje që Kimmich fillimisht e kishte me portierin e Kilit, Claudio Bravo.

Kiliani Vidal ka thënë se këtë e kanë bërë në afekt dhe insiston se ende është shok me Kimmich.

“Ishte luftë e mirë. Ne ishim të nxehur dhe kshim diçka për të qartësuar. Nuk jemi takuar pas ndeshjes, por do të shihemi pas 20 ditësh”, tha fillimisht Vidal për Bild.

“Unë i thash Kimmich që të fliste më pak dhe të luante më shumë. Por, është në rregull, ne ishim të nxehur. Ne vazhdojmë të jemi shokë.

 

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply