Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen ku Kosovës i lejohet pjesëmarrja në disa programe të BE’së

General view of the Plenary chamber in Brussels - PHS Hemicycle - Plenary session week 46 2014

Kosova mund të marrë pjesë në disa programe të Bashkimit Europian. Marrëveshja u miratua sot nga Parlamenti Evropian dhe cilësohet si mbështetje për Kosovën në rrugën e integrimit evropian.  Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, u ka bërë thirrje politikanëve dhe partive të Kosovës, të formojnë me shpejtësi një qeveri me frymë proevropiane.

Parlamenti Evropian votoi gjerësisht në favor të pjesëmarrjes së Kosovës në disa programe të Bashkimit Evropian. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, njëkohësisht zëvendêspresidente e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, e ka vlerësuar këtë votim tê gjerë si angazhim dhe mbështetje për Kosovën në rrugën e integrimit europian. Sipas, Lunaçek, pjesëmarrja e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian do të forcojnë perspektivën evropiane për qytetarët e Kosovës dhe do të thellojnë marrëdhëniet mes tyre dhe qytetarëve të Bashkimit Europian. Marrëveshja do të lejojë pjesëmarrjen graduale në disa programe të Bashkimit për Kosovën, duke ofruar një mundësi për të promovuar lidhje të mëtejshme për politikën mjedisore, shkencore dhe kulturore të Bashkimit Evropian. Një rêndësi e veçantë në këto programe, i kushtohet  mundësisë për studime, specializime, si dhe shkëmbimet arsimore të studentëve dhe të profesorëve tê Kosovës në universitete të shteteve anëtare tê BE-së në kuadrin e programeve të Erasmus Plus. Pas votimit, raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek u ka bërë thirrje politikanëve dhe partive të Kosovës, që të formojnë me shpejtësi një qeveri me një frymë proevropiane për të vazhduar rrugën e reformave të integrimit dhe për të avancuar në procesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që ky të bëhet realitet për qytetarët e Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply