Prokuroria jep detaje për operacionin e sotëm dhe personat e arrestuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin e sotëm të për kërkimin dhe arrestimin si pjesë e hetimeve penale në vazhdim, lidhur me vrasje të dy zyrtarëve të UNMIK-ut në vitin 2004.

Operacioni është kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, gjatë së cilit janë arrestuar katër persona.

“Dy (2) persona janë arrestuar me urdhër të gjykatësit, ndërsa dy (2) persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të paligjshëm të armëve. Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast”, thuhet në njoftim.

Në këtë operacion sipas prokurorisë kanë marrë pjesë rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë (7) të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër.

“Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentim vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004”, thuhet në njoftim.

Ky rast është duke u hetuar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale ndërkohë që urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

Be the first to comment

Leave a Reply