Zyrtare: Dardan Berisha bëhet me skuadër të re

Dardan Berisha është rikthyer te klubi i basketbollit SIGAL Prishtina, ka njoftuar sot vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

Pas rikthimit të trajnerit Ahmet Kandemir dhe transferimit të dy lojtarëve të ri, Zeek Woodley dhe Keon Johnson, në radhët e klubit kryeqytetas rikthehet edhe Dardan Berisha.

Dardani me KB Prishtinën në të kaluarën ka fituar shumë tituj, duke nisur nga kampionati i Kosovës, Liga Ballkanike, Kupa të Kosovës dhe Superkupa të Kosovës.

KB Prishtina ka njoftuar se ditët në vijim do të njoftojë rreth disa transferimeve bombastike.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply