Bartomeu: Nuk do të kemi probleme me pagën e Messit, ai nuk përzihet në blerjet e reja që do të vijnë në klub

Lionel Messi rinovoi kontratën me Barcelonën, akord që u shoqërua edhe me një pagë të majme.

Sipas asaj që publikohet në media, argjentinasi do të përfitojë një shumë prej 565 mijë eurosh në javë, e nuk janë të paktë ata që mendojnë se një shpenzim i tillë mund ta shkatërrojë Barcelonën.

Një hipotezë kjo, që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu.

“E gjithë kjo histori nisi disa muaj më parë, kur i kërkova babait të Messit, Jorge, të nisnim bisedimet”, tha Bartomeu në një intervistë për të përditshmen “Mundo Deportivo”, transmeton tch.

“Të gjithë e dinim që Leo përjetoi momente jo të mira vitin e kaluar, për shkak të hetimeve për evazion fiskal. Pritëm sa të vendosej një ekuilibër dhe, kur i thashë të atit për bisedime, ai më tha se duhej të flisja me vet futbollistin, i cili konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar me ne”.

“Nuk mund të them sesa i kushton klubit Messi, por ai është lojtari më i mirë në botë, sepse askush nuk i jep skuadrës atë që jep ai”, u shpreh më tej Bartomeu.

Sipas Bartomeut, Barcelona është në gjendje që të përballojë shifra të tilla pagash, edhe pse janë më të larta nga sa është rekomanduar, ndërkohë që përgënjeshtroi zërat për një përfshirje të argjentinasit në afatin kalimtar, duke kërkuar blerje të futbollistëve të caktuar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply