Këngëtarja shqiptare shtatzënë, largohet nga Shqipëria!

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, është në pritje të ëmbël.

Lajmi llimisht u bë i ditur nga mediat, ndërsa revistaëho.com ka kontaktuar me miq të afërt të këngëtares bukuroshe, të cilët e kanë konfirmuar lajmin e bukur, duke na zbuluar se Zaimina ka dashur ta mbajë sekret edhe për pak kohë, por me sa duket mediat e kanë dekonspiruar.

Aktualisht ajo ndodhet me pushime jashtë Shqipërisë, duke qenë se ka dashur të qëndrojë larg vëmendjes dhe syve kureshtarë këto kohë.

Zaimina është prej vitesh e lidhur me një biznesmen të njohur nga Durrësi e duket se dashuria e tyre po finalizohet në mënyrën më të ëmbël./BS

Be the first to comment

Leave a Reply