Zyrtare: Gjilani transferon Fatih Karahodën

Gjilani ka sjell në radhët e veta edhe një përforcim të ri.

Fatih Karahoda, i cili deri më tani ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës pejane të Besës, ka kaluar te ekipi i Gjilanit.

Kështu ka konfirmuar klubi përmes llogarisë zyrtare në Facebook teksa ka numëruar edhe disa suksese të sulmuesit prizrenas.

“Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin e KF Besa Fatih Karahoda. Shtatlarti vjen në Gjilan pas një sezoni të suksesshëm te KF Besa ku arriti të fitoj kupën e Kosovës. Karahoda me herët ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura në Kosovë duke u stolisur kështu me shumë trofe të ndryshëm”, shkruan faqja e Gjilanit në Facebook.

Ndryshe, gjilanasit sot kanë siguruar edhe shërbimet e Fisnik Papuqit.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply