Dani Alves nuk transferohet në Man City, por në PSG?

Mediat në Francë sugjerojnë se ish-mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves po shkon drejt transferim në Paris Saint-Germain dhe jo Manchester City.

Kur braziliani ndërpreu kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë vetëm një vit pasi arriti si një agjent i lirë nga Barcelona, besohet gjerësisht se do të bashkohej me Pep Guardiolan në Manchester.

Po ashtu ka raporte të medieve në Angli që thonë se Dani Alves do të ketë testet mjekësore të tij me “Qytetarët” ditën e hënë.

Megjithatë, gazeta franceze L’Equipe pohon këtë mbrëmje se mund të ketë një kthesë në të ardhmen e yllit brazilian të mbrojtjes.

Sipas L’Equipe, Dani Alves mund të jetë në negociata të avancuara me Paris Saint-Germainin dhe nuk përjashtohet një transferim i tij në Francë.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply