Helmeta që bllokon zhurmat dhe ofron qetësi maksimale (Video)

Nëse keni problem të koncentroheni shkaku i zhurmës, Helmfon është zgjidhja që ju të punoni apo të rrini në qetësi.

 

Pajisja është krijuar nga fibrat e xhamit, shkuma e polietilenit dhe membrana nga materiali i butë.

Pjesa mbyllëse, mikrofoni, altoparlantët, akumulatori dhe zmadhuesi ndihmojnë që të izoloheni nga çdo tingull i panevojshëm.

 

Madje, helmeta punon përmes një sistemi të veçantë, që ju lë të dëgjoni vetëm zërin që lëshon televizori apo ekrani i kompjuterit. Por, jo edhe zërat tjerë.

“Sigurisht ju ka ndodhur që ndonjë koleg të ha çipsa, kurse tjetri të pyet diçka që shumë lehtë mund ta gjejë në internet, në kohën kur ju jeni në mes të një projekti. Sigurisht që ju vjen të bërtisni fuqishëm”, është përshkruar situata kur është e nevojshme kjo helmetë.

Krijuesit e helmetës kanë thënë se janë ende në fazën testuese dhe se nuk dihet kur e lansojnë atë. Por, paralajmërojnë se do të ketë çmim të lartë.

Be the first to comment

Leave a Reply