Kampi i skllevërve të borxheve, në botë ka 45 milionë njerëz të tillë

Azad Nagar është një vend i vogël, rreth 200 km në veri të qytetit të Karaçit në Pakistan. Shumica e shtëpive në këtë komunitet që jetojnë në një hapësirë prej 11 hektarësh janë bërë prej balte të pjekur dhe me çati kashte të lidhura së bashku.

Azad Nagar nënkupton tokën e lirë. Toka është blerë në vitin 2006 nga Organizata e Gjelbër e Zhvillimit Rural (GRDO), një OJQ pakistaneze, me ndihmën e Action Aid.

“Koncepti i Azad Nagar ishte i një kampi tranzit ku punëtorët e ‘liruar’ nga skllavëria e borxhit vijnë dhe qëndrojnë përpara se të gjejnë një punë tjetër”, thotë Ghulam Haider, një nga bashkë-themeluesit e GRDO për Al Jazeera.

Sot, më shumë se 100 familje jetojnë në këtë kamp, ku shtëpitë nuk kanë energji elektrike dhe as ujë. Pakistani njihet si vend me shumicë myslimane, por të gjithë banorët që jetojnë këtu janë shumica hindu dhe për këtë kanë edhe një tempull të vogël ku luten.

Pothuajse 45.8 milionë njerëz në të gjithë botë janë të “lidhur nga puna e detyruar” për shkak të borxhit.

Pakistani është shtëpi për më shumë se dy milionë prej tyre, sipas Indeksit të Skllavërisë Globale.

Një hua e vogël e marrë nga një punëtor, për një projekt të vogël ose për martesë, shpejt mund të kthehet në spirale për të. Pronari gjen çdo justifikim për të “kapur” punëtorin, duke e skllavëruar atë. Një pjesë e tyre kërkojnë ndihmë, ose emigrojnë në pamundësi për të shlyer borxhin.

E quajtur ndryshe si “puna e lidhur” mund të gjendet në bujqësi, industri minerale, peshkim apo furra tullash.

“Gjendja me të cilën këta njerëz e gjejnë veten është diçka që unë nuk mund ta përshkruaj”, thotë aktivistja Syeda Ghulam Fatima, e cila ka fituar edhe një çmim për angazhimin e saj.

“Ndërtesa e parlamentit që po shihni, është bërë prej tullave që këta njerëz kanë bërë, por nuk ka ligj që i ndihmon ata. Spitalet janë bërë nga tullat e tyre, por nuk ka strukturë shëndetësore për ta. Nuk ka arsimim për këta njerëz të varfër edhe në shkollat ​​që janë bërë nga tullat e tyre. Nuk ka drejtësi për ta, pavarësisht se gjykatat janë ndërtuar me tullat e bërë në furrat e nxehta”, tha ajo.

 

Be the first to comment

Leave a Reply