Theo kryen me sukses testet mjekësore (Foto)

Theo Hernandez ka kryer me sukses testet mjekësore

Real Madridi ka njoftuar se Theo Hernandez, që u transferua ditë më parë nga Atletico Madridi për 26 milionë euro, ka kryer me sukses testet mjekësore gjatë ditës së sotme.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Los Blancos dhe do të prezantohet sonte nga ora 19:30.

Mediat spanjolle raportojnë se gjatë ditës së sotme Reali do të zyrtarizojë edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për talentin spanjoll, Dani Ceballos, që thuhet se i ka kushtuar 18 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Evropës.

(Kosova Sot )

Be the first to comment

Leave a Reply