Vdes veterani i UÇK-së, Naser Miftari

Kishte lënë Perëndimin, për t’iu bashkuar luftës në Kosovë. Sot, pas një sëmundjeje të rënd ka ndërruar jetë Naser Miftari në moshën 56 vjeçare nga fshati Buçuk i Komunës së Vushtrrisë.

Sipas bashkëluftëtarëve dhe të tjerëve që e njohën, ai ishte zemërmirë, bujar, i qetë dhe me shpirt human.

Miftari ishte për disa vite kryetar i fshatit, ku ka kontribuar për përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në vendlindje të tij, në Buçuk në ora 19:00.

 

Be the first to comment

Leave a Reply