Motra e Chiellinit ‘godet’ keq Bonuccin pas transferimit te Milani (Foto)

Motra e Giorgio Chellinit e ka ‘goditur’ Leonardo Bonuccin për transferimin e tij te Milani, duke i thënë se “paratë gjithmonë fitojnë”.

Mbrojtësi i Juventusit do ta përfundojë kalimin e tij tek Rossonerët sot (e premte) më vonë, në një transferim shokues që mendohet të jetë me vlerë prej 40 milionë euro plus dy milionë tjera bonuse.

Megjithatë, ky transferim nuk është pritur mirë nga të gjithë, në veçanti nga tifozët e Zonjës së Vjetër, por edhe nga motra e Chiellinit, e cila ka reaguar duke ia përmendur paratë.

“Të gjithë e donin atë si kapiten”, shkroi fillimisht Silvia Chiellini në Facebook.

“Të gjithë e donin atë si një simbol të ri të Bianconerëve dhe pastaj paratë gjithmonë fitojnë. Nuk kam fjalë”, e ka mbyllur shkrimin e saj motra e mbrojtësit italian.

Bonucci ishte pjesë e mbrojtjes së famshme ‘BBC’ së bashku me Chiellinin dhe Andrea Barzagli.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply