Real Madrid ofron 57 milionë euro për De Gean

Real Madrid sërish ka nisur misionin për transferimin e David de Geas

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid assesi nuk po mund të heq dorë nga portieri i Manchester Unitedit, David de Geas.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, ‘Los Balncos’ sërish kanë nisur misionin për transferimin e portierit të Spanjës në ‘Santiago Bernabeu’.

Thuhet se Real Madridi do t’i ofroj ‘Djajve të Kuq’ 50 milionë funte (57 milionë euro) për David de Gean.

Real Madridi ishte afër transferimit të De Geas në vitin 2015, por gjithçka kishte dështuar në momentet e fundit. Pritet të shihet nëse ky transferim do të realizohet gjatë kësaj vere.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply