Juventusi vendos për Sandron

Juventusi ka gati kontratën e re për Alex Sandron, pas refuzimit të ofertës së Chelseat prej 70 milionë eurove.

Gjasat që Alex Sandro të qëndrojë dhe nënshkruajë kontratën e re me Juventusin, janë shumë të mëdha, sidomos pas refuzimit të ofertën nga Chelsea prej 70 milionë eurove.

Sipas Sky Sport Italia, Bianconerët kërkuan Nemanja Maticin, për të cilin Chelsea kërkoi 45 milionë euro.

Ky çmim nuk ishte i pranueshme për Juven, që gjithashtu vendosën t’i thonë jo edhe ofertës së Chelseat prej 70 milionë eurove për Sandron.

Përderisa Juve refuzoi një ofertë kaq të lartë, u la të kuptohet se nuk duan ta shesin brazilianin,

Madje raportohet se Sandro shumë shpejt do të nënshkruajë kontratën e re, nga e cila do të përfitojë më shumë se katër milionë euro në sezon.

26 vjeçari iu bashkua Juves nga Porto në verën e vitit 2015 për 26 milionë euro dhe ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2020.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply