Tragjedi në plazhin e Zvërnecit në Shqipëri, mbyten tre persona (Video)

Tre persona janë mbytur në zonën e Portonovës, në plazhin e Zvërnecit. Dy nga personat e mbytur janë femra, tjetri mashkull. Viktimat i përkasin moshës nga 20 deri në 30 vjeç.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 2 e 30. Të tre trupat e të mbyturve janë nxjerrë nga deti. Viktimat janë dy vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia.Dy vajzat kishin lidhje familjare me njëratjetrën. Sipas të dhënave paraprake mësohet djali kishte hyrë në det për të ndihmuar vajzat por ngjarja ka rezultuar fatale për të tre. Ndërsa në herët në Vlorë është mbytur dhe një 14- vjeçar.

Be the first to comment

Leave a Reply