30-vjeçarët më të shtrenjtë në futboll

Me kalimin tek Milan, Leonardo Bonucci jo vetëm u bë futbollisti më i paguar i momentit në Itali, por ka hyrë edhe në listën e lojtarëve 30-vjecarë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

E mbani mend Diego Militon? Në këtë moshë ai u tranferua nga Genoa tek Inter që pagoi 27.5 milionë euro në sezonin 2009 – 2010.

Në të njëjtin vit, Samuel Eto’o u transferua për një milionë më shumë nga Barcelona tek Inter.

Pak ditë më parë Anthony Modeste nga Këlni shkoi në kinë tek Tianjin Quanjian për 29 milionë.

40 milionë të paguar menjëherë Juventusit dhe 2 milionë që do t’i shkojnë në formë bonusesh, gjithsesi, nuk e pozicionojnë Bonuccin në vendin e parë të kësaj renditjeje.

Në vend të parë të kësaj liste është një legjendë e futbollit. Gabriel Omar Batistiuta. Nga Fiorentina tek Roma në vitin 2000 dhe në moshë 31-vjeçare, Batigol u transferua për 32,5 milionë. Me vlerën e sotme, do të përkthehej në 43 milionë euro.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply