Barcelona me ofertë të re e të parefuzueshme për Verrattin

Skuadra katalane i ka bërë një ofertë të re PSG-së për mesfushorin italian.

‘Calciomercato’ shkruan se Barcelona i ka ofruar 65 milionë euro dhe kartonin e Ivan Rakiticit skuadrës franceze, për Marco Verrattin.

Kjo është oferta më e mirë që PSG ka mundur të marrë, ndërsa trajneri Unai Emery mund të ribashkohet sërish me Rakiticin, me të cilin ka punuar edhe te skuadra e Sevillas në Spanjë.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply