Dortmund jep ultimatum për Aubameyang (Foto)

Borussia Dortmund ëshët e gatshme që gjatë kësaj vere të shes sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang

Presidenti i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke u ka dhënë ultimatum skuadrave të interesuara për sulmuesin Hans-Joachim Watzke.

Ai tha se nuk ka marrë ndonjë ofertë për sulmuesin, por do të pres skuadrat vetëm edhe disa ditë, më pas nuk do të negociojë për shitjen e tij.

“Ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Ne do të presim edhe disa ditë dhe jo për shumë gjatë. Do të preferoja që ai të qëndronte”, tha Watske për Welt am Sonntag.

Për Aubameyang janë duke u interesuar dy gjigantët evropianë, Milan dhe Chelsea.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply