Manchester City nuk e do më, Hart huazohet te skuadra e Premierligës

Joe Hart rikthehet të luajë në Angli pas paraqitjeve të mirë të bërë në Itali me skuadrën e Torinos.

Nuk do të luajë me Manchester Cityn, pasi Guardiola nuk e kishte në plane, ndërkohë që pas tij ishin vënë disa klube, madje edhe Manchester United interesohej për të, por nëse do të shiste De Gean.

Kështu, garën për shërbimet e Hart e ka fituar West Hemi, klub që e donte prej disa kohësh dhe sezonin e ardhshëm ai do të jetë i huazuar në Londër. Nesër Hart pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të prezantohet në skuadrën e tij të re.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply