Trepça me trajner të ri

Pasi nuk arriti të mbetej pjesë e ligës më cilësore të futbollit në Kosovë, një prej skuadrave me traditë të gjatë në futbollin tonë, Trepça, në edicionin e ardhshmëm do të luajë në Ligën e Parë

Drejt kthimit në Superligën e Kosovës skuadra e Trepçës do të drejtohet nga trajneri i njohur, Nazmi Rama, i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr shumë skuadra kosovare.

Rama e zëvendëson Fidaim Haxhiun, nën drejtimin e të cilit skuadra minatore nuk arriti mbijetesën në ligën elite të futbollit kosovar në edicionin e kaluar.

Ndërkohë ndohmës të NaMi Ramës kanë emëruar Gëzim Kaçaniku dhe Sheremet Isufi, emra të njohur të futbollit mitrovicas.

 

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply