Chelsea para dhe një lojtar për sulmuesin e Atleticos (Foto)

Antonio Conte e dëshiron në skuadrën e tij anësorin belg, Yannick Carrasco

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dëshiron të përforcojë skuadrën e tij, në mënyrë që të jetë konkurruese në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Deri me tani Chelsea ka transferuar qendërmbrojtësin Antonio Rudiger dhe mesfushorin Bakayoko.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi tashmë janë duke u interesuar për yllin e Atletico Madridit, Yannick Carrasco, shkruan Don Balon.

Chelsea këtë transferim e sheh më të lehtë, pasi përveç parave, do të ofronte edhe shërbimet e sulmuesit Diego Costa, që dëshiron kthimin në Atletico.

Në listën e Chelseat po ashtu janë edhe dy sulmuesit Alvaro Morata dhe Andrea Belotti.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply